Ndërlidhjet

Këshilli i Sigurimit diskuton Sirinë


Gjermania ka kërkuar takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar përkeqësimin e dhunës në Siri.

Aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se forcat e sigurisë kanë vrarë afro 140 protestues të dielën, në një nga përleshjet më të dhunshme që nga shpërthimi i trazirave kundër presidentit Bashar al-Asad.

Dhjetëra të vrarë janë raportuar në qytetin Hama, pasi ushtria ka ndërhyrë me tanke.

Goditja është dënuar ashpër nga komuniteti ndërkombëtar. Presidenti amerikan, Barak Obama, tha se “është tronditur nga brutaliteti i qeverisë siriane kundër popullit të saj”.

Këshilli i Sigurimit ka pranuar kërkesën dhe do të mblidhet gjatë ditës.

Sekretari i jashtëm britanik, Uilliam Hejg, tha se kërkimi i intervenimit ushtarak në Siri, madje me autoritetin e Kombeve të Bashkuara, “nuk është një mundësi e largët”.
XS
SM
MD
LG