Ndërlidhjet

logo-print

Rusia vë kushte ndaj rezolutës për Sirinë


Rusia tha se nuk do të kundërshtonte rezolutën e Kombeve të Bashkuara që dënon dhunën në Siri, për aq kohë sa ajo nuk parasheh “sanksione apo presione të tjera”.

“Rusia nuk është kategorikisht kundër miratimit të një rezolute për Sirinë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme.

Ajo vjen në kohën kur Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara po vazhdon konsultimet për reagim ndaj gjakderdhjes në Siri.

Kërcënimet e Rusisë dhe Kinës për veto ndaj projekt-rezolutës që dënon dhunën në Siri, kanë bllokuar Këshillin e Sigurimit dy muaj më parë.

Ndërkohë, aktivistët e të drejtave të njeriut kanë raportuar për pesë persona të vrarë sot nga forcat e sigurisë në qytetin Hama.
XS
SM
MD
LG