Ndërlidhjet

Stefanoviq takon përfaqësuesit e komunave në veri


Shefi i delegacionit serb në bisedime me Kosovën, Borislav Stefanoviq, është takuar në Zveçan me përfaqësuesit e komunave në veri, për, siç thuhet, atë që duhet bërë për të mundësuar takimin me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Erhard Byler.

Për agjencinë serbe të lajmeve Beta, Stefanoviq ka thënë se "në takimin e Zveçanit nuk është arritur pajtueshmëria", por ai nuk ka precizuar se për çka saktësisht bëhet fjalë.

Për takimin e mbrëmshëm me gjeneralin Byler, ky i fundit si parakusht pati kërkuar zhvendosjen e barrikadës midis fshatit Sllatinë dhe Leposaviti, për t’u takuar me zyrtarët e qeverisë serbe.

Një nga liderët e serbëve lokalë, Krstimir Pantiq ka thënë se bisedimet me përfaqësuesit e qeverisë serbe kanë qenë “të rënda dhe në disa raste edhe të pakëndshme”.
XS
SM
MD
LG