Ndërlidhjet

logo-print

Irak: Nga eksplodimi i bombave – 9 të vrarë


Zyrtarët irakianë thonë se nga eksplodimi i dy bombave në qytetin Ramadi, në pjesën perëndimore të Irakut, janë vrarë 9 vetë dhe plagosur disa të tjerë.

Zyrtarët thanë se shpërthimi i parë ndodhi në pjesën qendrore të qytetit, ndërsa tjetra eksplodoi disa hapa më larg, pasi policia dhe njerëzit e tjerë ishin tubuar në vendin e shpërthimit të parë.

Tash për tash, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto sulme.
XS
SM
MD
LG