Ndërlidhjet

Siria do të mbajë zgjedhje deri në fund të vitit


Zyrtarët në Siri kanë thënë se do të mbajnë zgjedhje të lira për një parlament të ri në fund të vitit.

Një deklaratë e tillë është dhënë nga ministri i jashtëm sirian, Valid Muallem, pas një takimi që ka pasur me ambasadorët e huaj në Damask.

Ai tha se deri në fund të vitit "Siria do të mbajë zgjedhje të lira dhe transparente, ku do të lindë një parlament, në të cilin do të përfaqësohen aspiratat e popullit sirian".

Deklarata vjen në kohën kur regjimi i Sirisë po përballet me presione ndërkombëtare, për shkak të goditjeve vdekjeprurëse mbi protestuesit anti-qeveritarë.
XS
SM
MD
LG