Ndërlidhjet

Gjykatësi refuzon të lirojë Timoshenkon


Gjykatësi ka refuzuar të lirojë ish-kryeministren e Ukrainës, Julia Timoshenko, nga paraburgimi, pasi e njëjta ishte arrestuar të premten nën dyshimet për shpërdorim të detyrës.

Gjykatësi hodhi poshtë dy mocionet kundër paraburgimit të Timoshenkos, ashtu si dhe një kërkesë të pazakontë, të mbështetur nga kreu i Kishës Ortodokse të Ukrainës, për ta vënë atë nën mbikëqyrjen klerike.

Seancat dëgjimore kanë rinisur sot, ndërsa mijëra mbështetës të Timoshenkos janë tubuar pranë gjykatës, duke bërë thirrje për lirimin e saj.

Ish-kryeministrja e Ukrainës akuzohet për keqpërdorim të pushtetit, në lidhje me një kontratë që ajo ka nënshkruar me kryeministrin rus, Vladimir Putin, pas ndërprerjes së furnizimit me gaz nga Rusia në vitin 2009.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kritikuar arrestimin e saj.
XS
SM
MD
LG