Ndërlidhjet

Bosnjë: Incko e kritikon vonesën në formimin e qeverisë


Bosnjë Hercegovina është në situatë të vështirë ekonomike, por për shkak të grindjeve politike, ende nuk ka qeveri, megjithqë kanë kaluar 10 muaj nga zgjedhjet, tha Valentin Incko, përfaqësues ndërkombëtar në Bosnjë.

“Ne për një kohë të gjajtë e kemi kaluar pikën ku Këshilli i Ministrave është dashur të emërohet”, i tha zoti Incko së përditshmes Dnevni Avaz.

Sipas tij, shumë njerëz në Bosnjë presin nga muaji tetor “për qeverinë e re, e cila do ta çonte vendin përpara dhe e cila do t’i bënte reformat e nevojshme për përmirësimin e jetës së tyre”.

Mëtutje, ai e ka hedhur poshtë mundësinë e përsëritjes së zgjedhjeve, duke thënë se tash nuk është koha për zgjedhje të parakohshme, por “është koha për liderët politikë, që t’i plotësojnë obligimet e tyre themelore ndaj shtetasve të këtij vendi pas zgjedhjeve, e ky obligim është formimi i qeverisë”.
XS
SM
MD
LG