Ndërlidhjet

logo-print

WSJ: Angazhim në Siri – me popullin, e jo me regjimin


Pamje nga Siria...

Pamje nga Siria...

"Wall Street Journal"

Shkruan: Xhoe Liberman, senator


Përkundër goditjes së dhunshme nga forcat e Bashar al-Asadit, gjatë javës së kaluar, kryengritja popullore në Siri nuk është shuar, që është një testament i mrekullueshëm për guximin dhe vendosmërinë e popullit të Sirisë.

Të ballafaquar me tanke, snajperë dhe artileri të rëndë, dhe duke pësuar më se 2 mijë vdekje, numër i jashtëzakonshëm i demonstruesve vazhdojnë të dalin në rrugë për të kërkuar lirinë e tyre.

Revolta në Siri është një pjesë e rëndësishme e Pranverës Arabe, që po e transformon Lindjen e Mesme, dhe politika e Shteteve të Bashkuara duhet të transformohet me të.

Pas disa muajsh të deklaratave dëshpëruese, me të cilat nga Asadi kërkohej “reformë”, administrata Obama ka filluar ta dalë në anën e popullit të Sirisë kundër diktaturës, që në mënyrë brutale po i sulmon ata.

Javën e kaluar sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, u takua me një grup të liderëve opozitarë të Sirisë dhe më vonë deklaroi hapur se Asadi e ka humbur “tërë legjitimitetin për ta qeverisur Sirinë”.

Tash protestuesit, që janë nën sulm të ripërtërirë, duhet ta dinë se e gjithë pesha morale dhe diplomatike e Shteteve të Bashkuara është prapa tyre, dhe se ne mund të bëjmë çdo gjë të mundshme për ta mobilizuar botën në anën e tyre.

Para se gjithash, presidenti Obama, përfundimisht dhe në mënyrë të qartë duhet të thotë se Asadi duhet të largohet. Administrata, po ashtu, duhet t’i dyfishoj përpjekjet për bindjen e vendeve kryesore dhe kompanive, ta shtojnë presionin ndaj Asadit, e veçanërisht duke i vënë sanksione sektorit të energjisë së Sirisë dhe duke synuar aksion të ashpër në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Një rezolutë obliguese, që i dënon shkeljet e të drejtave të njeriut dhe imponon sanksione të drejtpërdrejta në Asadin dhe ndihmësit e tij, tash është kritike.

Ne, po ashtu, duhet të kërkojmë nga fqinjët e Sirisë, e veçanërisht nga Turqia, të ketë siguri se ndihmat humanitare menjëherë arrijnë te sirianët, në qytetet siç janë Hama dhe Deir Al Zour, ku regjimi po përpiqet ta mundojnë popullatën duke e ndalë rrymën, ujin dhe shërbimet e tjera themelore.

Kongresi duhet të luaj rol, po ashtu. Në shtator Senati përsëri do të diskutoj nëse do ta konfirmoj ambasadorin e ri amerikan në Siri.

I nominuari, Robert Ford, ishte njëri nga shërbyesit tanë të jashtëm më të talentuar, por dukej se dërgimi i ambasadorit në Damask, do të ishte gabim, duke pasur parasysh dështimin e Asadit për ta ndalë njërën nga politikat trishtuese, që i ka dobësuar raportet tona të dyanshme, strehimi dhe sponsorizimi i grupeve terroriste, siç janë Hezbollahu dhe Hamasi, pastaj lehtësimi i rrjedhjes së luftëtarëve të jashtëm në Irak, ku ata vrisnin trupat e Shteteve të Bashkuara; pastaj ndërhyrja në punët e Libanit dhe shkelja e hapur e Marrëveshjes për Moszgjerim Atomik, duke ndërtuar reaktor bërthamor me ndihmën e Koresë Veriore.

Pas kundërshtimit të Senatit, ndaj nominimit të zotit Ford, presidenti Obama, dhjetorin e kaluar, e shfrytëzoi të drejtën e tij kushtetuese për ta dërguar atë në Damask. Ky emërim zgjat deri në fund të këtij viti.

Tash, Senati duhet me të shpejtë të votoj për konfirmim të tij si diplomatin tonë më të lartë në Damask.

Derisa administrata Obama fillimisht kishte theksuar se qëllim parësor i ambasadorit Ford është angazhimi me regjimin e Sirisë, kjo më nuk vlen. Më parë se të jetë një i dërguar te zoti Asad, zoti Ford tash, para se gjithash, është ambasador i jonë te populli i Sirisë dhe është urë për tranzicion demokratik, që e kërkon.

Ky është roli për të cilin zoti Ford, një diplomat inovativ dhe i ashpër, me përvojë të gjatë në Lindjen e Mesme, është shumë i përshtatshëm. (f. b.)

Trego komentet

XS
SM
MD
LG