Ndërlidhjet

Timoshenko mbetet në paraburgim


Ish-kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko, do të mbetet në paraburgim, pasi gjykata refuzoi të dëgjojë ankesën e saj.

Timoshenko ndodhet në gjyq për shkak të keqpërdorimit të dyshuar të pushtetit, që ka të bëjë me një marrëveshje të gazit, që ajo ka nënshkruar me Rusinë në vitin 2009.

Timoshenko, e cila humbi me një diferencë të ngushtë ndaj presidentit Viktor Janukoviq në zgjedhjet e 2010-ës, thotë se gjykimi është i motivuar politikisht.

Të premtën e kaluar, gjykata urdhëroi arrestimin e saj për "mospërfillje të gjykatës". Avokatët e Timoshenkos kanë apeluar vendimin për arrestim, duke "argumentuar se ai ishte i paligjshëm". Gjykata tha sot se nuk ka baza ligjore për të pranuar ankesën.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të Timoshenkos.
XS
SM
MD
LG