Ndërlidhjet

Klinton bën thirrje për bojkot të naftës dhe gazit sirian


Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton u ka bërë thirrje disa vendeve për të ndaluar blerjen e naftës dhe gazit nga Siria, në mënyrë që të bëhet presion ndaj presidentit Bashar al-Asad, mbi goditjet brutale ndaj protestuesve.

Klinton i ka bërë thirrje Kinës, Indisë, si dhe vendeve evropiane, për të vendosur sanksione të energjisë.

Ajo i kërkoi gjithashtu Rusisë, që të braktisë praktikën e saj me dekada për shitjen e armëve në Siri.

Klinton në mënyrë eksplicite ka kërkuar që Asad të japë dorëheqje.

Ndërkaq, thirrjen zyrtare ndaj Asadit që të japë dorëheqje, administrata e presidentit Barak Obama, ka vendosur ta bëjë në ditët e ardhshme.

Të premten, trupat siriane kanë vazhduar goditjet e përgjakshme në gjithë vendin, mbi protestuesit anti-qeveritarë.

Aktivistët dhe dëshmitarët thanë se së paku 11 protestues u vranë në protesta, pas lutjes të së premtes.
XS
SM
MD
LG