Ndërlidhjet

SHBA, testet e para për garën presidenciale


Kongresistja amerikane nga Lëvizja Tea Party, Mishel Bahman, ka fituar sondazhet e fushatës paraelektorale në shtetin Iova.

Bahman mori 28.5 për qind të afro 17 mijë votave të hedhura në testin e parë për republikanët, i cili konsiderohet i rëndësishëm për garën presidenciale të 2012-ës.

Kongresmeni liberal, Ron Poll, mori vendin e dytë, për t’u pasuar nga ish-guvernatori i Minesotës, Tim Paullenti, në vendin e tretë.

Votimi u zhvillua në të njëjtën ditë kur guvernatori i Teksasit, Rik Peri, bëri publik synimin për të kandiduar në garën presidenciale.
XS
SM
MD
LG