Ndërlidhjet

Riker: Duam zgjidhje të çështjes së emrit


Foto arkiv
Foto arkiv
Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Filip Riker, sot në Shkup është takuar me ministrin e punëve të jashtme të Maqedonisë, Nikolla Poposki, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve, luftën kundër terrorizimit global dhe për procesin e integrimit të Maqedonisë në strukturat euroatlantike.

“SHBA-të nuk e kanë ndryshuar qëndrimin ndaj Maqedonisë në raport me zgjidhjen e kontestit rreth emrit me Greqinë. Duam zgjidhje të shpejt, pasi kjo siguron të ardhme më të mirë”, ka deklaruar zyrtari i lartë i Departementit amerikan të shtetit, Filip Riker.

Zoti Riker, siç thuhet në një njoftim të ministrisë së jashtme të Maqedonisë, “ka shprehur besimin se Republika e Maqedonisë në periudhën e ardhshme do të vazhdojë me përmbushjen e reformave si dhe me zgjidhjen e çështjes së emrit, me qëllim të marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO si dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

Nga ana tjetër, shefi i diplomacisë maqedonase, Nikolla Poposki ka theksuar “pozicionin e Maqedonisë për dialog konstruktiv dhe gjetjen e një zgjidhjeje së shpejt për çështjen e emrit, pa cënuar dinjitetin dhe identitetin kombëtar”.

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Filip Riker, gjithashtu ka përshëndetur kontributin e veçantë të Maqedonisë për sigurinë ndërkombëtare dhe luftën kundër terrorizimit. (i.k.)
XS
SM
MD
LG