Ndërlidhjet

Haradinaj, Balaj dhe Brahimaj, të enjten para gjykatës


Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe dy të akuzuarit e tjerë, Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj, të enjten do të dalin para Tribunalit të Hagës. Rigjykimi i Haradinajt ndodh pas lirimit të tij nga aktakuza po nga kjo gjykatë, në vitin 2008.

Sipas AFP-së, të enjten do të paraqesin fjalët e tyre hyrëse prokuroria dhe mbrojtja, ndërsa të premten do të nisë shqyrtimi kryesor.

Në prill të 2008-ës, Haradinaj ishte liruar si i pafajshëm nga të 37 akuzat që e ngarkonin.
XS
SM
MD
LG