Ndërlidhjet

logo-print

Londër: Dënohen dy të rinj për nxitje trazirash me Facebook


Në Angli, dy të rinj janë burgosur me akuzat se kanë përdorur rrjetin social Facebook për të nxitur trazirat që ndodhën javën e kaluar në Angli.

Autoritetet thanë se Xhordan Blekshav, 20 vjeç dhe Perri Satklif-Kenan, 22 vjeç janë dënuar me katër vjet burg të martën.

Policia tha se ata përdorën Facebook-un që të "organizojnë dhe orkestrojnë" trazirat nga shtëpitë e tyre.

Pesë persona janë vrarë gjatë trazirave në Londër dhe në qytete të tjera angleze.
XS
SM
MD
LG