Ndërlidhjet

Kabul, së paku një i huaj në mesin e viktimave


Një person i huaj mësohet të jetë në mesin e tetë të vrarëve në sulmin e militantëve ndaj Këshillit Britanik në Kabul.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme afgane, Sidik Sidikui, nuk e ka përcaktuar kombësinë e viktimës së huaj.

Autoritetet e rendit thonë se shumica e viktimave janë policë afganë.

Talibanët kanë marrë përgjegjësinë për sulmin që ka ndodhur në përvjetorin e pavarësisë së Afganistanit nga Britania.

Policia tha se kamikazi i parë ka shpërthyer makinën e mbushur me eksplozivë jashtë zyrave të Këshillit Britanik, ndërsa i dyti ka depërtuar në kompleks, duke shpërthyer më pas jelekun.

Shpërthimet kanë shkaktuar një betejë në mes të policisë dhe disa personave të armatosur, që zgjati pesë orë.

Forca Ndërkombëtare e Sigurisë tha se trupat e huaja kanë ndihmuar policinë afgane.

Këshilli Britanik është një agjenci e financuar nga qeveria, e cila drejton programe kryesisht kulturore.
XS
SM
MD
LG