Ndërlidhjet

Rexhepi konfirmon largimin nga puna të tre policëve serbë


Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka hedhur poshtë ankesat e tre zyrtarëve policorë: Zoran Milkoviq, Radomir Radosavleviq - të punësuar në Stacionin Policor në Zubin Potok - si dhe Bratislav Kragoviq, i punësuar në vendkalimin kufitar Jarinjë, kundër vendimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës për ndërprerje të marrëdhënies së tyre të punës në Policinë e Kosovës.

Ministri konsideron se vendimi në fjalë ishte i drejtë dhe i bazuar në ligj, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Brendshme të Kosovës.
XS
SM
MD
LG