Ndërlidhjet

Kosovë-Maqedoni: Rritet bashkëpunimi ekonomik


Dogana e Kosovës

Dogana e Kosovës

Maqedonia ka shansin e mirë për të depërtuar në tregun kosovar, por edhe kompanive nga Kosova duhet t’iu krijohen kushte dhe lehtësira për të depërtuar në treguan e Maqedonisë, me qëllim që bashkëpunimi të jetë i ndërsjellë.

Ky është vlerësimi nga takimet e sotme në Shkup të ministrave të Ekonomisë, Valon Saraçini dhe Besim Beqaj, por edhe nga takimi i afaristëve të të dyja shteteve. Takimet mes dy vendeve janë intensifikuar në veçanti pas vendosjes së masës së reciprocitetit ndaj Serbisë.

Masat për reciprocitet sigurisht se kompanitë tona duhet t’i shfrytëzojnë në mënyrën më të mirë dhe të fillojnë një strategji për të plasuar produktet e tyre në tregun kosovar. Takimi i sotëm i afaristëve të të dyja vendeve, si dhe bashkëpunimi mes institucioneve të të dyja vendeve, na bëjnë me dije se takimet e tilla do të jenë në drejtim pozitiv edhe në të ardhmen”.

“Kemi biseduar për bashkëpunimin në sferën e energjetikës, si dhe projekte të tjera në sferën e turizmit, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme e kështu me radhë
“, u shpreh ministri i Ekonomisë së Maqedonisë, Valon Saraçini.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Besim Beqaj, tha se bashkëpunimi ekonomik duhet të jetë i ndërsjellë, që të bëhet një balancim i këmbimit tregtar.

Besim Beqaj
Unë i bëra ftesë ministrit - kam pasur para disa ditësh edhe vizita nga afaristët nga Maqedonia - që të shfrytëzojnë momentin e caktuar për të hyrë në tregun e Kosovës, për të përfituar sa më shumë treg, por gjithmonë për të hyrë për të qëndruar gjatë, e jo për ta manipuluar apo për ta keqpërdorur”, u shpreh Beqaj, duke thënë se masat e reciprocitetit nuk janë vendosur kundër Serbisë, por për të vendosur rendin dhe ligjin në gjithë territorin e Kosovës.

“Ky është detyrim ndërkombëtar, është parakusht për integrim që ne të menaxhojmë, të integrojmë dhe t’i eliminojmë të gjitha veprimet e këqija, me qëllim që të krijojmë një konkurrencë të lirë”, tha Beqaj.

Veç takimeve ekonomike në Shkup, Kosova dhe Maqedonia, së bashku edhe me Shqipërinë, kanë shtrirë bashkëpunimin edhe në sferën e aviacionit civil.

Ato kanë nënshkruar në Ohër një memorandum që vlerësohet historik mes tri shteteve. Ky dokument, sipas tyre, është një hap para në intensifikimin e bashkëpunimit, i cili ka për qëllim rritjen e numrit të udhëtarëve nëpër aeroportet e tri shteteve.

“Autoritetet e fluturimeve civile të të tria shteteve synojnë liberalizimin e plotë të trafikut ajror, ndërsa si rezultat i këtij qëllimi erdhi edhe firmosja e këtij memorandumi, i cili do ta përforcojë bashkëpunimin rajonal”, deklaroi Dejan Mojskoski, udhëheqës i drejtorisë së fluturimeve civile të Maqedonisë.
XS
SM
MD
LG