Ndërlidhjet

A do ketë dialog politik në parlament?


Parlamenti i Maqedonisë

Parlamenti i Maqedonisë

Deputetët e shumicës parlamentare me fillimin e punës së institucionit ligjdhënës pas pushimeve, janë zotuar se do të punojnë me përgjegjësi duke i lënë anash të gjitha teket e politikave të ulëta, dhe njëherësh, duke ndërtuar një dialog të mirëfilltë pozitë-opozitë.

Te gjithë ne si deputetët e shumicës parlamentare, jemi duke harmonizuar detajet e fundit për dinamikën e realizimit të programit të punës gjatë mandatit katër vjeçar për çka dhe kanë marrë besimin e qytetarëve, ndërkohë ky program gjithsesi është i hapur dhe për ide progresive edhe nga të tjerët”, bën të ditur Ilija Kitanovski, deputet i VMRO-DPMNE-së

Por deputetja e opozitës maqedonase, Sonja Mirakovska, nga Partia e Re Socialdemokrate, shprehet skeptike, sa i përket, siç shprehet ajo, mësimit të leksionit pas kritikave të shumta nga faktori ndërkombëtarë, për instalimin e dialogut politik në punën e parlamentit të Maqedonisë.

Situata do të mbetet e këtillë, përderisa mazhoranca(pozita) udhëhiqet nga një lider autokrat, pushteti ka dëshmuar se di të funksionojë vetëm në këtë formë.
Situata do të mbetet e këtillë, përderisa mazhoranca(pozita) udhëhiqet nga një lider autokrat, pushteti ka dëshmuar se di të funksionojë vetëm në këtë formë. Edhe kjo përbërje parlamentare përbëhet nga ushtarë partiakë që dëgjojnë urdhrat e liderit dhe jo profesionistët që janë të hapur për të bashkëpunuar në interes të shtetit, në interes të qytetarëve”, shprehet Mirakovska.

Nënkryetarja e parlamentit Suzana Salihu nga radhët e BDI-së, thotë se përbërja e re parlamentare ka vullnet politik dhe kapacitet profesional për të kthyer besimin e qytetarëve në institucionet shtetërore.

Mendoj se përbërja parlamentare ka potencial të duhur profesional, si dhe moral të lartë politik, njëherësh është e vetëdijshme se dialogu politik dhe kultura politike janë bazë e politikave të mira, sepse vetëm në këtë mënyrë proceset demokratike të vendit mund të shkojnë përpara”, shprehet Saliu.

Ndërkohë deputeti i Partisë Demokratike Shqiptare, Zijadin Sela, thotë se shumica parlamentare nuk dëshiron të dëgjojë kritikat e aq më pak sugjerimet që çojnë kah zgjidhja e problemeve.

Ai nënvizon se edhe gjatë këtij mandati, PDSH do të paraqes argument për nevojën e marrëveshjes se re politike te propozuar po nga partia e tij.

Ne edhe në këto zgjedhje dolëm me ndryshime, dhe ashtu siç ofruam ndryshime dhe platforme të re politike, gjegjësisht marrëveshje të re politike mes shqiptarëve dhe maqedonasve për të ndryshuar gjendjen, edhe më tej do të vazhdojmë që në emër të kësaj marrëveshjeje politike të veprojmë edhe brenda parlamentit. Edhe pse subjektit politik shqiptarë BDI nuk i konvenon kjo, që të dëgjojë kritika, ne do të jemi aty për të kritikuar politikat e tyre të dëmshme për interesat e qytetarëve, sepse kjo është dhe detyrë e opozitës”, thotë Sela.

Ndryshe, pas braktisjes së punës së parlamentit nga opozita, puna e institucionit ligjdhënës është kritikuar dhe nga faktori ndërkombëtar, duke sugjeruar që sa më parë të instalohet dialog i mirëfilltë politik, veçanërisht për çështjet që tangojnë raportet ndëretnike dhe ata që kanë të bëjnë me integrimet euroatlantike.
XS
SM
MD
LG