Ndërlidhjet

KFOR: Është hequr barrikada në Zupç


Pjesëtarë të KFOR-it thonë se kanë bindur, gjatë mbrëmjes të së premtes, serbët protestues të largojnë barrikadën rrugore në fshatin Zupç në veri të Mitrovicës.

Barrikada, e cila thuhet se ishte vendosur si shenjë kundërshtimi nga serbët ndaj hetimeve lidhur me djegien e pikave kufitare është zhbllokuar, njoftoi zëdhënësi i KFOR-it, Hans Diter Vihter.

Pastaj diskutuam me ta dhe gjatë natës u lirua bllokada rrugore. Ekziston një lloj tensioni atje-kjo është e vërtetë, por është relativisht qetë dhe ka liri të lëvizjes”, tha ai.

Pa dhënë detaje për veprimet eventuale të misionit të NATO-s në veri në rast të përkeqësimit të situatës, Vihter theksoi gatishmërinë e misionit për ta menaxhuar gjendjen e sigurisë atje.

Nuk publikojnë detaje për operacionet apo numrat e trupave/ushtarëve, por të jeni të sigurt se kemi mjaft ushtarë për t’u marrë me çfarëdo situate.

Nuk publikojnë detaje për operacionet apo numrat e trupave/ushtarëve, por të jeni të sigurt se kemi mjaft ushtarë për t’u marrë me çfarëdo situate”, tha ai.

Bllokadat rrugore të serbëve protestues ishin vendosur që pas aksionit të Policisë së Kosovës për marrjen nën kontroll të pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak në veri të vendit.

Të ashtuquajturat pajtueshmëri që KFOR-i ka bërë me palën serbe e kosovare- diku dy javë pas këtij aksioni, parashohin heqjen e të gjitha bllokadave rrugore në veri.(e.p)
XS
SM
MD
LG