Ndërlidhjet

18 të vrarë në Algjeri nga dy sulme vetëvrasëse


Raportohet se në Algjeri, nga dy sulme vetëvrasëse kanë humbur jetën 18 persona dhe janë plagosur 20 të tjerë.

Sulmet thuhet të kenë ndodhur në Çerçell, rreth 100 kilometra në perëndim të Algjerisë.

Agjencitë e lajmeve citojnë një burim nga spitali të ketë thënë se në mesin e të vrarëve janë 16 ushtarë dhe dy civilë.

Sulmi është raportuar të ketë ndodhur menjëherë pas iftarit kur myslimanët prishin agjërimin e tyre të përditshme gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Askush deri me tash nuk e ka marr përgjegjësinë për sulmin.

Ekstremistët islamikë kanë luftuar forcat algjeriane të sigurimit që nga viti 1992, kur ushtria kishte anuluar zgjedhjet kombëtare që një parti myslimane fundamentaliste pritej të fitonte.
XS
SM
MD
LG