Ndërlidhjet

Davutogllu përfundon sot vizitën e tij në Kosovë


Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutogllu, sot përfundon vizitën e tij në Kosovë.

Gjatë qëndrimit në vend, kryediplomati turk ka takuar udhëheqës të lartë të insitucioneve të Kosovës.

Ai ka shprehur përkrahje të fuqishme të shtetit të tij për Republikën e Kosovës, me theks të veçantë në aspektin e sovranitetit dhe të integritetit territorial.

Siç njoftojnë zyrtarët nga protokolli i shtetiti, Davutogllu aktualisht ndodhet në Komunën e Prishtinës, ndërsa më pas do të vizitojë edhe qytetin e Pejës dhe Komunën e Istogut.

Para largimit nga Kosova, diplomati turk do të vizitojë edhe Prekazin, për të vazhduar më pas në Bosnjë e Hercegovinë.

Pjesë e agjendës së tij janë edhe Beogradi e Bukureshti.
XS
SM
MD
LG