Ndërlidhjet

28 të vrarë nga një sulm në xhaminë e Bagdadit


Së paku 28 persona kanë vdekur, përfshirë një deputet irakian, dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në një sulm vetëvrasës me bombë, në xhaminë më të madhe të Bagdadit.

Zyrtarët thanë se një vetëvrasës hodhi veten në ajr me një bombë brenda në xhaminë Um al-Kura, gjatë lutjeve të së dielës.

Askush deri tash nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Ahmed Adbul Ghafour, i cili kryeson një organizatë fetare sunite në Irak, i tha një televizioni lokal se bomba ishte e drejtuar kundër tij.

XS
SM
MD
LG