Ndërlidhjet

Lirohet mjeku që ndihmonte të prekurit me HIV


Mjeku i njohur iranian për përpjekjet e tij për të ndihmuar të varurit nga droga dhe të infektuarit me virusin HIV, është liruar nga burgu në Teheran, ku kaloi tre vjet burg me akuza për komplot kundër regjimit.

”Arash Alaei është një prej 100 të burgosurve politikë iranian që janë amnistuar nga autoritetet iraniane në javën e kaluar”, tha vëllai i tij Kamiar Alaei, që aktualisht jeton në SHBA .

Ai u lirua nga burgu një vit më parë.

Të dy vëllezërit, në qershor fituan çmimin për Shëndetësi Globale dhe për të Drejta të Njeriut.
XS
SM
MD
LG