Ndërlidhjet

Rumani: Nuk është shitur ari, për pagesën e rrogave


Një zëdhënës i presidencës së Rumanisë tha se sugjerimet e presidentit Trajan Bashesku, se Rumania i ka shitur 200 tonë ari, për t’i paguar rrogat dhe pensionet, ishin “joprecize”.

Zëdhënësi Valeriu Turcan tha se zotit Bashesku i vjen keq për komentet e tij, që i bëri të hënën.

Këshilltari i Bankës Kombëtare të Rumanisë, Adrian Vasilesku, më vonë i ka hedhur poshtë sugjerimet se Rumania ka shitur çfarëdo sasie të rezervave të arit gjatë dy dekadave të kaluara.

Zoti Bashkesku i kishte bërë komentet e tij gjatë vizitës, në një qytet me minierë të arit, për të treguar mbështetje për një projekt kundërthënës të një xeheroreje sipërfaqësore
XS
SM
MD
LG