Ndërlidhjet

logo-print

A janë ruajtur të dhënat nga laptopi i vjedhur?


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Agjencisë Kosovare për Produkte Medicinale (AKPM) i është vjedhur kompjuteri me të gjitha të dhënat që kanë të bëjnë me regjistrimin e barnave, që janë lejuar të futen në tregun e Kosovës gjatë tre vjetëve të fundit.

Këtë e konfirmon Sejdë Tolaj drejtori i Administratës dhe Buxhetit.

Po, vjedhja ka ndodhur si rast. T’ia lëmë organeve të hetuesisë këtë punë. Po merret policia” thotë ai.

Zoti Tolaj është përgjigjur për Radion Evropa e Lirë, në mungesë të ushtruesit të detyrës së krye shefit të AKPM-së, Jeton Shala, i cili aktualisht gjendet në një udhëtim zyrtar jashtë vendit.

Sipas zotit Tolaj, aty janë ruajtur shënime shumë të rëndësishme për tre vjetët e fundit.

Sipas tij janë bërë regjistrime të mëdha të barnave në katër-pesë muajt e fundit.

Ndërkaq, Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, thotë se as ai nuk ka marrë ndonjë informatë zyrtare lidhur me vjedhjen e të dhënave që kanë të bëjnë me regjistrimin e barnave.

Informatë zyrtare nuk kam. Kryeshefi i AKPM-së është jashtë vendit, dhe informatë zyrtare nuk kam. Por kam informata të kanaleve tjera se ka ndodhur kjo vjedhje, dhe se në procesin e hetimeve është e kyçur edhe hetuesia e krimeve. Jam interesuar menjëherë te zyrtarët tjerë, në pamundësi të kontaktit me ushtruesin e detyrës së kryeshefit ekzekutiv të AKPM-së, dhe kam marrë informata pse bëhet fjalë për një llap-top, pronë e agjencisë, po në funksion të zyrtarit për autorizim marketingu për lëshimin e këtyre certifikatave”, shprehet ai.

Blerina Berisha, e cila zëvendëson kryeshefin ekzekutiv të AKPM-së, nuk dëshiron të japë hollësi se a ekzistojnë këto të dhëna edhe diku tjetër apo jo, sepse sipas saj, shefi i saj nuk e ka autorizuar të flasë për media.

Unë nuk jam e autorizuar të jap këtë deklaratë. Pyeti zyrtarët në Ministrinë e Shëndetësisë”, thotë ajo.

Ndërsa ministri Agani thotë se edhe nëse nuk janë të ruajtura diku tjetër këto të dhëna shumë të rëndësishme, pasi që bëhet fjalë për të gjitha barnat e regjistruara që janë futur në Kosovë, nuk është çudi e madhe, pasi që siç thotë ai, sektori farmaceutik është njëra nga pikat më të errëta të sistemit shëndetësor.

Por në qoftë se nuk ekzistojnë diku tjetër, nuk është çudi fare, pasi që sektori farmaceutik është arenë në të cilën janë shtrirë interesa të fuqishme materiale të grupeve të fuqishme të interesit.
Natyrisht se jam interesuar se a janë ruajtur të dhënat edhe diku tjetër dhe përgjigjja e parë ka qenë me siguri se duhet të ketë. Por në qoftë se nuk ekzistojnë diku tjetër, nuk është çudi fare, pasi që sektori farmaceutik është arenë në të cilën janë shtrirë interesa të fuqishme materiale të grupeve të fuqishme të interesit”, shprehet ai.

Autoritetet e rendit nuk deshën të prononcohen lidhur me këtë çështje, pasi që sipas tyre, ende nuk kanë ndonjë informatë zyrtare nga zyra për krime ekonomike.
  • 16x9 Image

    Ariana Kasapolli - Selani

    Ariana Kasapolli - Selani ka lindur më 15.04.1980 në Prishtinë. Shkollimin fillor, të mesëm dhe universitar e ka ndjekur në Prishtinë, ku edhe ka diplomuar në Fakultetin e Gazetarisë. Si korrespondente e Radios Evropa e Lirë punon që nga viti 2009. Është e martuar dhe ka tre fëmijë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG