Ndërlidhjet

Xhamajka, rekord botëror në vrapim


Grupi i Xhamajkës për vrapim 4 x 100 metra fitoi Kampionatin Botëror në Korenë Jugore, duke shënuar një rekord të ri botëror me 37.04 sekonda. Të udhëhequr nga Usain Bolt, i cili konsiderohet të jetë njeriu më i shpejtë në botë, grupi vrapoi me një përmirësim - një të gjashtën e qindrës së sekondës - krahasuar me rekordin paraprak, të shënuar në Lojërat Olimpike të Pekinit në vitin 2008.


Bolt vrapoi të shtunën 200 metra në 19.40 sekonda duke u bërë njeriu i katërt më i shpejtë në historinë e vrapimit.

XS
SM
MD
LG