Ndërlidhjet

CDU-ja shënon rënie në Meklenburgun Perëndimor


Sipas të dhënave preliminare, konservatorët e kancelares gjermane, Angela Merkel, kanë shënuar një rënie në mbështetjen e votuesve në vendlindjen e saj, Meklenburgun Perëndimor-Pomerania.

Sipas këtyre të dhënave, të publikuara në televizionin gjerman ARD, kristiano-demokratët e Merkel-it fituan 24 për qind të votave në zonën në fjalë që, krahasuar me vitin 2006, paraqet një rënie prej 4.8 për qind.

Partia Social Demokrate (SPD) ishte më e fuqishmja me 37 për qind të votave-një përmirësim i dukshëm nga 30.2 për qindëshi të cilën kjo parti pati fituar pesë vite më parë.

Partia e majtë “Linke” thuhet se ka fituar 17 për qind, ndërsa “Die Grünen” thuhet se kanë fituar 8.5 për qind.
XS
SM
MD
LG