Ndërlidhjet

logo-print
Përfaqësuesit e serbëve të veriut të Kosovës kanë paralajmëruar mundësinë e bllokimit të sërishëm të rrugëve, siç është thënë, nëse KFOR-i vazhdon t’i mbajë të bllokuara rrugët alternative, të cilat e lidhin veriun e Kosovës me Serbinë.

Lideri i serbëve të Zveçanit, Dragisha Milloviq, ka theksuar se KFOR-i plotësisht e ka bllokuar rrugën që shpie për në Novi Pazar, në fshatin Izvori dhe, sipas tij, situata po vjen duke u komplikuar dhe tensionuar.

Nëse rrugët alternative në Zubin Potok dhe Leposaviq mbyllen në mënyrë hermetike, ne nuk do të lejojmë KFOR-in që të furnizojë ushtarët e vet përmes atyre rrugëve, por këtë le ta bëjë përmes ajrit.
Nëse rrugët alternative në Zubin Potok dhe Leposaviq mbyllen në mënyrë hermetike, ne nuk do të lejojmë KFOR-in që të furnizojë ushtarët e vet përmes atyre rrugëve, por këtë le ta bëjë përmes ajrit. Pastaj, ta shohim se a kanë llogari për këtë dhe në interesin e kujt do të jetë një gjë e tillë”, ka theksuar Milloviq.

Liderët serbë të veriut të Kosovës kanë paralajmëruar se qytetarët serbë do t’i kthejnë barrikadat në rrugë, duke vlerësuar se kjo do të ishte hap logjik i tyre dhe e drejtë legjitime, përballë veprimeve të KFOR-it.

Lideri i serbëve të veriut të Mitrovicës, Kërstimir Pantiq, tha se qytetarët serbë janë të shqetësuar nga ngjarjet e fundit dhe janë duke bërë presion të madh ndaj përfaqësuesve të tyre.

Sipas tij, qytetarët me vetiniciativë do t’i bllokojnë rrugët dhe urat.

Ata, sipas të gjitha gjasave, me vetë iniciativë do t’i bllokojnë të dy urat e qytetit, kështu që bllokada do të nisë që nga Mitrovica e deri në Jarinjë. Ne e shfrytëzojmë rastin që t’i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe para së gjithash KFOR-it, që të ndikojnë që situata të qetësohet. Në të kundërtën, nëse situata radikalizohet, ne nuk do të kemi mundësi që ta kontrollojmë situatën. Pastaj, disa njerëz të tjerë do ta marrin përsipër që ta kenë fjalën kryesore dhe ne do të detyrohemi që të tërhiqemi dhe të rrimë anash”, tha Pantiq.

Ndryshe, situate në veriun e Kosovës sot ka qenë e qetë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, thotë se gjatë ditës së sotme nuk është raportuar asnjë incident ne veri të vendit.

Jo vetëm në veriun e Kosovës, por edhe në komunat tjera, në nivelin e përgjegjësisë së stacioneve tërësisht të rajonit të Mitrovicës, nuk janë shënuar incidente, të cilat kanë karakter madhor apo që kanë ndikim në opinionin e përgjithshëm publik sa i përket sigurisë. Konsiderojmë se situata është e qetë dhe pa incidente madhore”, tha Hoti.

Ndërkaq, lidhur me paralajmërimet e liderëve serbë të veriut për mundësinë e bllokimit të rrugëve në veri të vendit, Hoti ka theksuar se Policia e Kosovës do të përdorë kapacitetet e saj për ruajtjen e qetësisë dhe rendit publik.

Sidoqoftë, përveç Policisë së Kosovës, ju e dini që kemi edhe organizmat tjerë këtu, të cilët lidhen me aspektin e burimit të sigurisë. I referohem organizatave ndërkombëtare, në radhë të parë, komponentës policore të EULEX-it, si dhe KFOR-it. Sigurisht që ne në këtë aspekt kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm. Ashtu siç jemi përballur me situatat e bllokadave të rrugëve dhe me situata të tjera, Policia e Kosovës në bashkëveprim me EULEX-in dhe KFOR-in, sigurisht se do duhet të përballemi me situate të tilla”, theksoi Hoti.

Sidoqoftë, forcat e KFOR-it vazhdojnë t’i kontrollojnë rrugët anësore, të cilat lidhin fshatrat e komunave në veri të Kosovës me Serbinë, duke mos lejuar futjen e mallrave të kontrabanduara serbe në territorin e Kosovës.
  • 16x9 Image

    Bekim Bislimi

    Bekim Bislimi ka lindur më 20. 03. 1968 në Vërban të Vitisë. Prej muajit dhjetor të vitit 2001 e deri më tash punon si korrespondent i Radios Evropa e Lirë, për shërbimin në gjuhën shqipe.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG