Ndërlidhjet

Vazhdoi procesi kundër Mubarakut, përleshje jashtë gjykatës


Procesi kundër ish presidentit të Egjiptit, Hosni Mubarak, ka vazhduar sot në Kajro.

83 vjeçari Mubarak, në gjykatë, edhe sot, u soll me krevat. Kjo ishte paraqitja e tij e tretë në gjykatë, prej se filloi procesi kundër tij, më 3 gusht.

Hosni Mubarak, që e sundoi Egjiptin për 30 vjet, është i akuzuar për korrupsion dhe bashkëpunim në vrasjen e qindra protestuesve gjatë kryengritjes, e cila çoi në përmbysjen e tij nga posti i presidentit, në muajin shkurt.

Ai ka thënë se është i pafajshëm.

Për dallim nga senacat e mëprashme gjyqësore, ajo e sotmja nuk u transmetua drejtpërdrejt në televizion.

Një numër i mbështetësve dhe i kundërshtarëve të ish presidentit, më herët gjatë ditës, u përleshën jashtë Akademisë Policore, në një lagje të Kajros, ku po mbahet procesi.
XS
SM
MD
LG