Ndërlidhjet

Banka Botërore nuk parasheh recesion për SHBA-në


Presidenti i Bankës Botërore, Robert Zollik, tha se ekonomia amerikane mund të lëvizë me rritje të ngadaltë dhe papunësi të madhe, porse nuk ka rrezik të pësojë recesion.

Ai tha se sfidat që e presin Evropën janë më të mëdha se ato në Shtetet e Bashkuara.

"Nuk besoj se Shtetet e Bashkuara dhe bota do të shkojnë në recesion, por ka shkallë të lartë të pasigurisë", tha Zollik.

Ky i fundit deklaroi para gazetarëve në Singapor se kriza e borxhit evropian kërcënon të minojë besimin e konsumatorëve dhe të investitorëve.
XS
SM
MD
LG