Ndërlidhjet

Rrëzohet aeroplani-36 të vdekur


Raportet, që citojnë një burim anonim të mekanizmave të sigurisë në Rusi, bëjnë të ditur se të paktën 36 njerëz janë vrarë pas rrëzimit të një aeroplani në afërsi të qytetit Jarosllav- 250 kilomatra në veri-lindje të Moskës.

Raportet fillestare njoftojnë se aeroplani i tipit Yak-42 u rrëzua dhe u dogj gjatë nisjes në një aeroport në afërsi të qytetit.

Detajet rreth këtij incidenti pritet të bëhen të njohura për publikun gjatë orëve të ardhshme.
XS
SM
MD
LG