Ndërlidhjet

Premtimet e (pa)përmbushura


Pamje nga Maqedonia e dekoruar me flamuj...
Pamje nga Maqedonia e dekoruar me flamuj...
Presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanon, ka thënë se të gjithë qytetarët duhet të bashkohen për të festuar fitoren e madhe për Maqedoninë.

Jo pak na ka rastisur që ditëve të fundit të dëgjojmë se Maqedonia nuk është dashur të ndërtojë portë triumfale, sepse nuk ka asgjë triumfale për të festuar. Më thoni në është triumf i vogël pavarësia e shtetit të Maqedonisë”, është shprehur Ivanov.

Politikëbërësit shqiptarë, të cilët ishin aktorë të drejtpërdrejtë të ndërtimit të shtetit të pavarur të Maqedonisë, me dhimbje konstatojnë se është arritur shumë pak për realizimin e kërkesave të shqiptarëve të Maqedonisë.

Ne kemi pasur synim, kemi pasur koncept si deputetë të parë, se Maqedonia duhet të ecë para, duhet të ndërtojë strategjinë e zhvillimit ekonomik dhe njëherësh të çlirohet nga shpirtngushtësia”, thekson Xheladin Murati, deputet i përbërjes së parë parlamentare nga PPD, duke theksuar se partia pavarësisht se ka qenë pjesë e koalicionit të qeverisë së parë, atëbotë guximshëm e ka kundërshtuar politikën diskriminuese që me çdo kusht ka tentuar ta instalojë pala maqedonase.

Në këtë kontest shqiptarët atë kohë organizuan referendum i cili gjithashtu ishte i suksesshëm, për të cilin Parlamenti diskutoi tre ditë me radhë, por e keqja është se referendumi i shqiptarëve mbetet pezull sot e kësaj dite, meqë nuk është realizuar ajo autonomi politike territoriale për të cilën u projektua politika shqiptare e Maqedonisë”, thotë Murati.

Edhe Sami Ibrahimi, nënkryetar i partisë së parë shqiptare, Partisë së Prosperitetit Demokratik, njëherësh dhe ish diplomat, vlerëson se statusi ka shënuar hapa të mbrapshta për këto 20 vite demokraci.

Nuk është arritur gati se asgjë nga ajo që na u premtua, kur ne si shqiptarë për herë të parë hymë në parlament me 23 deputet. Mendimi im si diplomat, politikan, intelektual por para së gjithash, si shqiptar, është se maqedonasit zbatojnë, aplikojnë një politikë mashtruese, politikë jo demokratike. Më duhet të konstatoj se aprovojnë një politikë të lazdruar, ngase janë përkëdhelur nga komuniteti ndërkombëtarë me dëshirë që edhe Maqedonia të integrohet në BE dhe në NATO, mirëpo krejt faji është këtu, është në Maqedoni”, thotë Ibrahimi.

Ndryshe, nga këto konstatime kryetari i Parlamentit të parë të Maqedonisë, Sojan Andov, thotë se Maqedonia ka bërë hapa të rëndësishëm në ndërtimin e shtetit demokratik.

Sipas tij, sfida më e rëndë për vendin mbetet konflikti për emrin me Greqinë, konflikt ky që e pengon Maqedoninë në proceset integruese.

Presim që hapat e ardhshëm të jenë të suksesshëm sa i përket procesit të integrimit në strukturat euroatlantike, duke shmangur kështu vonesat që i ka përjetuar Maqedonia si pasojë e bllokimit nga ana e Greqisë, edhe pse Maqedonia në këtë drejtim mbante pozitën e liderit nga vendet e Ballkanit Perëndimor”, shprehet Andov.

Ndryshe, më 8 shtator të vitit 1991, në Maqedoni u mbajt referendumi i pavarësisë, me ç`rast shumica e qytetarëve u deklaruan për pavarësimin e vendit nga ish-federata jugosllave, por shqiptarët si popull i dytë në Maqedoni e bojkotuan referendumin në fjalë.

Pas referendumit maqedonas të 8 shtatorit dhe aprovimit të Kushtetutës së vitit 1991, shqiptarët më 11 dhe 12 janar të vitit 1992 organizuan referendum të veçantë për shprehjen e vullnetit përmes deklarimit gjithë popullorë si dhe një kundërpërgjigje ndaj të gjitha vendimeve të njëanshme të faktorit politik maqedonas.

Maqedonia feston
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:01:40 0:00
XS
SM
MD
LG