Ndërlidhjet

Revolucioni në Libi vlerësohet ende i papërfunduar


Në kohën kur po vazhdojnë luftimet ndërmjet forcave besnike të Muamer Gadafit dhe pjesëtarëve të Këshillit Kombëtar Tranzicional të Libisë, kreu i këtij këshilli arriti në Tripoli-për të parën herë që kur forcat e tij i dhanë fund regjimit 42 vjeçar të Gadafit.

Kreu i Këshillit Kombëtar Tranzicional, Mustafa Abdel Xhail, u bëri thirrje libianëve për unitet dhe zemërbutësi që të mund të vazhdojë puna në drejtim të ndërtimit të një shteti demokratik.

Megjithatë, ai paralajmëroi se revolucioni libian ende nuk ka përfunduar për shkak se, sipas tij, Gadafi ende nuk është zënë dhe se tri qytete-Bani Validi, Sabha dhe Sirteri, kanë mbetur ende nën kontrollin e forcave të tij.
XS
SM
MD
LG