Ndërlidhjet

Fratini, Lambrinidis: Të arrihet pakt kombëtar për integrimin


Ministri i jashtëm italian, Franko Fratini, dhe ai i Greqisë, Stavros Lambrinidis, sot në Tiranë kanë bërë thirrje për një “pakt kombëtar për integrimin”.

Këto komente ata i bënë në një konferencë të përbashkët për gazetarë në Tiranë, pas takimeve me presidentin Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha, ministrin e jashtëm Edmond Haxhinasto, dhe me liderin e Partisë Socialiste opozitare, Edi Rama.

Zoti Lambrinidis theksoi se ky është moment kritik për Shqipërinë dhe se Greqia dhe Italia e “mbështesin fuqishëm të ardhmen evropiane të Shqipërisë, prandaj mesazhi ynë është se ka ardhur koha për bashkim kombëtar drejt Evropës”.

Ministri italian, Franko Fratini, theksoi se “duam që Shqipëria të jetë pjesë e BE-së” dhe shtoi se “duhet pakt politik për Evropën”.
XS
SM
MD
LG