Ndërlidhjet

Serbia dhe Haga bashkëpunojnë "pa pengesa"


Me arrestimin e Ratko Mlladiqit dhe Goran Haxhiqit, Serbia i ka dhënë fund aspektit më të rëndësishëm të bashkëpunimit me Tribunalin e Hagës dhe ka dëshmuar përkushtim në përmbushjen e detyrimeve ndërkombëtare, kanë vlerësuar sot kryeprokurori i Tribunalit, Serzh Bramerc, dhe kryetari i Këshillit Kombëtar për bashkëpubim me Tribunalin, Rasim Llajiq.

Në takimin midis tyre, është konstatuar se bashkëpunimi ndërmjet Serbisë dhe Tribunalit po zhvillohet pa pengesa dhe në një nivel të lartë profesional në fushën e dorëzimit të dokumentacionit, qasjes në arkivat shtetërorë dhe në dëshmitarë.

Mediat serbe bëjnë të ditur se në takimin e Bramercit me prokurorin e Serbisë për krime të luftës, Vlladimir Vukçeviq, do të ngrihet edhe çështja e dëshmitarëve në rastin Haradinaj.

Të njëjtat burime thonë se Bramerc do të përsërisë qëndrimin se asnjë person në listën e dëshmitarëve të këtij rasti, nuk është vrarë.
XS
SM
MD
LG