Ndërlidhjet

Përfundojnë sulmet në Kabul

  • RFE /RL

Zyrtarët afganë thanë se ka përfunduar sulmi i talebanëve në qendër të Kabulit 20 orë pas nisjes së tij dhe se forcat e sigurisë kanë vrarë të gjithë sulmuesit.

Luftetarët thuhet se kishin gjuajtur raketa në drejtim të ambasadës amerikane dhe selisë së trupavë ndërkombëtare të udhëhequra nga NATO-ja nga një objekt që ishte në ndërtim e sipër.

Ministri i brendshëm, Sedik Sediki, tha se forcat e sigurisë kanë vrarë të gjashtë sulmuesit.

Talebanët kishin nisur tri sulme të ndara në tri lokacione, përfshirë një ndërtesë të policisë në periferi të qytetit.

Sipas zyrtarëve afganë, të paktën nëntë persona janë vrarë, ndërsa më shumë se 20 janë plagosur gjatë sulmeve të koordinuara. (e.p.)



XS
SM
MD
LG