Ndërlidhjet

Maqedoni-Kosovë, marrëveshje për trafikun hekurudhor


Maqedonia dhe Kosova nënshkruan sot marrëveshjen për rregullimin e komunikacionit hekurudhor.

Marrëveshja e nënshkruar nga ministrat e transportit të të dy vendve parasheh që procedura e kontrollit të pasagjerëve dhe mallrave të realizohet nga një grup i përbashkët i autoriteteve të të dy shteteve, duke evituar kështu kontrollet e ndara si deri më tash.

Kontrolli nuk do të kruhet në dy anët e kufirit, por njëherësh nga autoritetet e të dy vendeve. “ Do të ketë konkurrencë jo diskriminuese dhe lehtësime të tjera në transportin e njerëzve dhe mallrave mes dy shteteve”, deklaroi ministri i transportit të Maqedonisë, Mile Janakievski, duke shtuar se dy shtetet obligohen për thjeshtësimin e procedurave doganore dhe pranimin e certifikatave, që japin dy shtetet, për sigurinë në trafikun hekurudhor.

Ndërkohë ministri infrastrukturës së Kosovës, Fehmi Mujota, paralajmëroi edhe fillimin e ndërtimit të autostradës Prishtinë -Shkup.

“Planet tona të përbashkëta shkojnë në ndërtimin e autostradës Prishtinë- Hani i Elezit-Shkup, që do të lidh dy korridore të rëndësishme korridorin 8 dhe korridorin 10, do të mundësoj zhvillim të fuqishëm të rajonit dhe, mbi të gjitha, do të ketë interes për Kosovën dhe Maqedoninë”, deklaroi ministri Mujota.

Marrëveshja e rradhës, sipas paralajmërimeve, për rregullimin e trafikut rrugor, pritet të nënshkruhet në Prishtinë.
XS
SM
MD
LG