Ndërlidhjet

OKB: Mbledhja e KS-së për Kosovën fillon në mesnatë


Mbledhja e Këshillit të Sigurimit për Kosovën, që e kanë kërkuar Serbia dhe Rusia, për shkak të situatës së tensionuar në pjesën veriore të Kosovës, do të filloj sonte në mesnatë, sipas kohës së Evropës së Mesme (18:00 sipas kohës lokale në Nju Jork).

Fillimi i takimit është paraqitur edhe në planin ditor të Këshillit të Sigurimit, të publikuar në Internet.

Takimi është caktuar pas konsultimeve të mbrëmshme shumë orëshe të vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ndërsa me insistimin e vendeve perëndimore, nuk do të jetë e hapur për opinion.

Megjithatë, raportohet se vetëm fillimi i seancës do të jetë i hapur.

Vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së u janë dërguar letra e ministrit të jashtëm të Serbsië, Vuk Jeremiq, dhe ajo e ambasadorit rus në OKB, Vitalij Çurkin.

Zoti Çurkin në letrën e tij ka theksuar se kërkon mbledhje urgjente të hapur për sot, në mënyrë që të “shqyrtohet situata në Kosovë për shkak të mundësisë së përshkallëzimit të tensioneve”.
XS
SM
MD
LG