Ndërlidhjet

OKB lehtëson sanksionet ndaj Libisë


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka votuar pro lehtësimit të sanksioneve në Libi, në përpjekje për të ndihmuar vendin të rimëkëmbet pas përmbysjes së Muamer Gadafit.

Ky veprim do të lehtësojë sanksionet kundër kompanisë kombëtare të naftës dhe bankës qendrore.

Masat e tilla janë vendosur ndaj Libisë gjashtë muaj më parë, për të ndëshkuar regjimin e Gadafit për shtypjen e protestuesve anti-qeveritarë.

Në rezolutën e miratuar njëzëri, Këshilli i Sigurimit po ashtu parasheh krijimin e misionit të OKB-së në Libi.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka pranuar kërkesën e Libisë për të njohur Këshillin Kombëtar të Tranzicionit si përfaqësues të ligjshëm të Tripolit në organizatën botërore.
XS
SM
MD
LG