Ndërlidhjet

Vetëvendosje: Qeveria e Kosovës i bën qejfin Serbisë


Ekzekutivi kosovar ka qenë sërish në shënjestër të kritikave të Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo e fundit e ka akuzuar atë se me koncesione të reja, po i bën qejfin Qeverisë së Serbisë.

"Kjo u dëshmua edhe të premten, edhe të shtunën, kur ata kamionë të paktë të Kosovës që u nisën për në Serbi, u kthyen në kufi, sepse në disa dokumente kishte shkruar Republika e Kosovës", thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.

Sipas së njëjtës, Qeveria e Kosovës është përgjigjur "me një vendim arbitrar për të lejuar mallrat serbe deri të hënën, e më pastaj, në qoftë se nuk rregullohet, do të ndërmerren masa të tjera".

"Kjo qeveri është e interesuar veçse në mbijetesën sot për nesër, e jo për zhvillimin afatgjatë politik dhe ekonomik të shtetit të Kosovës", thuhet ndër të tjera në kumtesën e Lëvizjes Vetëvendosje.
XS
SM
MD
LG