Ndërlidhjet

Nju Jork: Bisedime për Lindjen e Mesme


Në Nju Jork janë mbajtur takime që kanë për qëllim ripërtritjen e bisedimeve paqësore izraelito – palestineze, dhe për shmangien e krizës së re, që mund të shkaktohet me përpjekjen palestineze për të kërkuar njohje të plotë të OKB-së për shtetin palestinez.

Raportohet se gjatë ditës së djeshme ka pasur takime, me involvimin e diplomatëve nga Bashkimi Evropian, Rusia, Kombet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara.

Shtetet e Bashkuara dhe aleati i saj, Izraeli, thonë se votimi në OKB për shtetësinë palestineze, do t’i dëmtojë gjasët për negociata paqësore, ndërsa Uashingtoni ka premtuar se do të vëjë veto ndaj çfarëdo kërkese palestineze për njohje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë ta mbështesin krijimin e shtetit palestinez, por thonë se kjo duhet të arrihet nëpërmjet negociatave me Izraelin.

Liderët palestinezë theksojnë se diskutimet me Izraelin për vite të tëra kanë dështuar që të rezultojnë me progres real, dhe shpresojnë se do të arrijnë njohje nëpërmjet Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG