Ndërlidhjet

SHBA-së i kërkohet zgjerimi i listës së zezë për rusët


Aktivistët e të drejtave të njeriut në Rusi dhe përfaqësuesit e opozitës i kanë bërë thirrje Senatit Amerikan të fusë në listën e zezë 305 zyrtarë rusë, të përfshirë në ndjekjen penale të kompanisë së naftës Yukos dhe pronarit të saj, Mikhail Khodorkovski.

Administrata e Shteteve të Bashkuara, në muajin korrik, ka vënë ndalesë udhëtimi për një numër të zyrtarëve rusë, pas një kërkese të ngjashme për të ndëshkuar shkelësit e të drejtave të njeriut.

Khodorkovski është dënuar për "mashtrim dhe evazion fiskal" - akuza këto të cilat nga mbështetësit e tij shihen si hakmarrje për ambiciet e tij politike.

Ai u arrestua në vitin 2003 dhe do të mbetet në burg deri më 2016.
XS
SM
MD
LG