Ndërlidhjet

Gjykata i zgjat izolimin Breivikut


Gjykata në Osllo ka vendosur që Anders Bering Breivik - organizatori i dyshuar i sulmeve të korrikut në Norvegji - të mbetet në izolim edhe katër javë të tjera.

Gjyqtari An Margreth Lund bëri publik vendimin pas seancës së sotme dëgjimore.

Breivik, 32 vjeç, ka pranuar fajësinë për sulmin në ndërtesën e Qeverisë norvegjeze, ku humbën jetën tetë persona, si dhe për të shtënat në ishullin Utoja, të cilat vranë 69 të rinj.

Breivik do të mbahet në paraburgim deri më 14 nëntor.
XS
SM
MD
LG