Ndërlidhjet

Mullen tërheq vërejtjen për më shumë sulme talibane


Shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane, admirali Majk Mullen, tha se Shtetet e Bashkuara dhe trupat afgane duhet t’i adaptojnë taktikat e tyre, në përgatitje të sulmeve më të mëdha talibane.

Ai i ka bërë këto komente në konferencën për gazetarë në Uashington, disa orë pas vrasjes së ish-presidentit afgan, Burhanudin Rabani.

Në të njëjtën konferencë, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta, u dakordua me Mullenin, duke thënë se talibanët kanë ndryshuar taktikën e vrasjeve, porse SHBA, sipas tij, po shënon përparim.

“Ne po lëvizim në drejtimin e duhur. Kemi bërë përparim ndaj talibanëve dhe nuk do të lejojmë që këto ngjarje ta pengojnë përparimin tonë”, tha Paneata.
XS
SM
MD
LG