Ndërlidhjet

Leposaviq, arrestohen dy persona për të shtëna me armë


Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar - një i mitur 17-vjeçar dhe një tjetër 20-vjeçar - të përkatësisë etnike serbe, për bashkëveprim në të shtëna me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së një pjesëtari të Policisë së Kosovës, në Leshak të Leposaviqit.

Dy të dyshuarit kanë shkaktuar dëme materiale në shtëpinë e policit, pasi të njëjtit besohet se kanë shtënë me armë gjahu, thuhet në kumtesën e policisë.

Dy personat, banorë të komunës së Leposaviqit, janë ndaluar në mbajtje policore.
XS
SM
MD
LG