Ndërlidhjet

logo-print

Bien tregjet botërore


Tregjet e aksioneve kanë shënuar rënie të ndjeshme. Indeksi "Dow Jones" në Nju Jork ka rënë për më shumë se tre për qind, ndërsa rënia e tregjeve në Evropë kap shifrën 4 për qind.

Presidenti i Bankës Botërore, Robert Zoellik, paralajmëroi se ekonomia e botës është "në zonë rreziku." Duke folur në një konferencë për media në Uashington, ai tha:

"Unë ende mendoj se nuk ka të ngjarë të ndodhë një recesion i dytë për ekonomitë kryesore të botës, por besim im është duke u gërryer çdo ditë nga lajmet për ekonominë".
XS
SM
MD
LG