Ndërlidhjet

Aisha Gadafi flet në emër të atit të saj


E bija e Muamer Gadafit tha se babai i saj është mirë dhe se mbështet luftimet e mbështetësve të tij.

Aisha Gadafi, gjatë një bisede me një radio stacion sirian, u bëri thirrje njerëzve në Tripoli dhe në vende të tjera të ngriten dhe të luftojnë kundër liderëve të rinj të shtetit.

Vendqëndrimi i Gadafit nuk dihet që kur forcat opozitare morën kontrollin mbi kryeqytetin libian në fund të muajit gusht.

Në ndërkohë, ushtruesi i detyrës së kryeministrit në Libi, Mahmud Xhibril, ka premtuar zhvillimin e një hetimi për keqtrajtimin e qytetarëve jolibian në duart e rebelëve.

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, vlerësoi se ka pasur arrestime të shumta dhe abuzim të punëtorëve emigrantë, të cilët thuhet se akuzohen të jenë mbështetës të Gadafit.
XS
SM
MD
LG