Ndërlidhjet

Luftime për qytetin Sirte


Forcat që luftojnë në emër të sundimtarëve të përkohshëm të Libisë, thonë se kanë forcuar bllokadat përreth Sirtes, në përpjekje për të zmbrapsur luftëtarët e mbetur të Gadafit.

Avionët luftarakë të NATO-s kanë kryer disa sulme ajrore brenda këtij qyteti, pas njoftimeve se forcat e regjimit të kaluar kanë rrezikuar qindra familje atje.

Zëdhënësi i Gadafit ka akuzuar NATO-n se ka vrarë qindra civilë në Sirte. Kjo e fundit është vendlindja e liderit të përmbysur libian.
XS
SM
MD
LG