Ndërlidhjet

Gruevski nuk do të zgjidhë emrin


Në Shkup
Në Shkup
Ish shefi i diplomacisë, Denko Maleski, thotë se kryeministri Nikolla Gruevski, në fjalimin e mbajtur para Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, ka mbyllur mundësinë e arritjes së kompromisit me Greqinë për çështjen e emrit.

Pas këtij fjalimi mund të llogarisim se gjatë mandatit të kësaj qeverie, çështja e emrit nuk do të zgjidhet. Pra, nuk mund të pritet zgjidhje e problemit tonë shumëvjeçar për çështjen e emrit. Në fjalimin e tij, kryeministri Gruevski tha se Maqedonia ka qenë e përgjegjshme dhe se ka bërë gjithçka të mundur duke ndryshuar Kushtetutën, duke ndryshuar emrin në referencën IRJM (ish Republika Jugosllave e Maqedonisë), dhe këtu ai mbyllë këtë çështje apo mundësinë e arritjes së ndonjë kompromisi të mëtejmë me Greqinë”, shprehet Maleski.

Edhe Hasan Jashari, njohës i zhvillimeve ndërkombëtare dhe profesor universitar, thotë për Radion Evropa e Lirë se pas fjalimit të Gruevskit, Maqedonia del me pozicione edhe më të betonuara në raport me mos lëshimin pe për zgjidhjen e problemit rreth emrit.

Këtë pozicion, sipas tij, e forcon gjithnjë e më shumë edhe mbështetja që ai po merr në ciklet zgjedhore.

Vijat e kuqe po tërhiqen në mënyrë më të ashpër dhe nuk mbetet hapësirë për të kërkuar ndonjë zgjidhje në kohën më të shpejt. Ana tjetër e problemit është se ai vazhdimisht po i merr votat e qytetarëve të Maqedonisë dhe normalisht se çdo politikan do të vepronte njëjtë”, thotë Jashari.

Ndërkohë, ish shefi i diplomacisë, Maleski thotë për Radion Evropa e Lirë se debatet e brendshme për çështjen e identitetit dhe “vijat e kuqe” që përmenden nga qeverisja aktuale, e bëjnë të pamundur mbylljen e këtij problemi.

Ai nuk beson as në unifikimin e faktorit të brendshëm politik për këtë çështje, duke iu referuar pohimeve se tani edhe opozita ka të njëjtin qëndrim për çështjen e emrit.

Nuk jam i sigurt se është arritur uniteti për këtë çështje, pasi asnjëherë nuk ka pasur një debat të hapur civilizues për identitetin.

Nuk jam i sigurt se është arritur uniteti për këtë çështje, pasi asnjëherë nuk ka pasur një debat të hapur civilizues për identitetin. Kjo pasi opozita asnjëherë nuk është deklaruar qartë se çfarë mendon mbi këtë problematikë nga frika se mund të pësojë si në rastin kur pati deklaruar se mbështet kompromisin dhe ndërrimin e emrit kushtetues”, thekson Denko Maleski për Radion Evropa e Lirë.

Sa i përket rolit të faktorit shqiptar, pas këtij fjalimi të Gruevskit, Hasan Jashari, thotë se ai do të vazhdojë të jetë indiferent, ashtu sikur edhe deri më tani.

Faktori politik shqiptar në procesin e vendimmarrjeve është inferior dhe si rrjedhojë e kësaj, Gruevski është lojtari i vetëm, lojtari më i mirë në atë ekip, dhe normalisht se ai dirigjon edhe me faktorin politik shqiptar”, deklaron Jashari.

Në fjalimin e tij në Nju Jork, kryeministri Gruevski, duke mos përmendur në asnjë rast emrin e Greqisë, tha se problemi vështirë të zgjidhet pasi fqinji jugor, jo vetëm që konteston emrin e shtetit, por edhe identiteti, gjuhën dhe kulturën maqedonase.
XS
SM
MD
LG