Ndërlidhjet

Kosova më e ashpër ndaj kompanive që “ndotin ambientin”


Kosova po ashpërson qasjen ndaj kompanive të cilat akuzohen për ndotjen e ambientit duke paditur një fabrike të çimentos, njofton agjencia e lajmeve AP.

Shteti duhet të ketë më shumë kujdes “për ambientin dhe shëndetin e njerëzve tanë”, tha Ministri i Ambientit dhe Planifikimit hapësinor, Dardan Gashi.

Ministria, të cilën udhëheq Gashi, njoftoi të martën se ka inicuar një padi ndaj fabrikës së çimentos, SharrCem.

Akuzat janë të ngjashme me ato të paraqitura më 6 shtator kundër një fabrike të nikelit - Newco Ferronikel, e cila është pjesë e një kompanie të metaleve dhe minierave, me seli në Holandë.

Akuzat në fjalë kishin të bënin me mos-regjistrimin e shkarkimit të substancave dhe dështimin në mbrojtjen e punonjësve.

Kompania ishte blerë në vitin 2006 pas procesit të privatizimit të ndërmarrjeve publike.
XS
SM
MD
LG